Aksidenti tragjik me 46 viktima,reagon Taravari: Dhimbja është kaq e madhe që nuk shprehet me fjalë!

e postuar më at 08:55
6 0

Kryetari i Komunës së Gostivarit,Arben Taravari ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën të paktën 46 udhëtarë nga vendin ynë të një autobusi që u aksidentua dhe më pas u përfshi nga flakët në Bullgari:

“Një lajm i tmerrshëm ka marrë gjithë gjallërinë e këtij mëngjesi…
Në perëndim të Sofjes së Bullgarisë një autobus me 53 pasagjerë nga Maqedonia e Veriut ka bërë aksident duke u djegur i gjithi nga flakët. Autoritetet aty njoftojnë se ka vetëm 7 të mbijetuar dhe se kanë humbur jetën 46 persona. Nga këta 12 kanë qënë fëmijë…
Lutem për shpirtrat e tyre!
Dhimbja është kaq e madhe sa është e pamundur të shprehet me fjalë!
Ngushëllime familjarëve të viktimave!
Ua lehtësoftë dhimbjen Zoti që na duhet më shumë se kurrë!”

 

T F

nga kategoria