Aksident trafiku në rrugën Shkup-Bllacë, lëndohen 6 persona

e postuar më at 07:35
71 0

Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Shkup-Bllacë në afërsi të Stenkovecit, ku janë përplasur dy makina njëra me targa të Shkupit dhe tjetra me targa të huaja. Për pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona. Jozyrtarisht mësohet se në aksident është përfshirë një veturë e tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë dhe vetura “Mazda” me targa të Shkupit. Përplasja ka ndodhur në momentin kur automjeti Mazda me targa të Shkupit i ka prerë rrugën me qëllim që të hyjë në pompën e benzinës Mercedesit me targa të Shqipërisë që vinte në drejtim të Shkupit.

J X

nga kategoria