Akoma s’ka zgjidhje për problemin me ujin e pijshëm në Tetovë

e postuar më at 19:54
65 0

Tetova vazhdon të jetë më shumë pa ujë se sa me ujë të pijshëm. Kjo për shkak të dëmtimit të dytë brenda dhjetë ditësh, të gypave kryesor në Leshnicë të Sharrit nga rrëshqitja e dheut. Banorët, për nevojat e përditshme detyrohen që të blejnë ujë, apo të mbushin bidonët në ato pak orë kur ka ujë. Banorët, të revoltuar kërkojnë nga komuna që një herë e për gjithmonë të zgjidhe problemi.

“Kemi problem të mëdha, që në start një punë ta bësh duhet duart ti lash, nuk është një punë që dy tre herë në ditë të duhet uji, tek ne secilën pesë minuta kërkohet uji. Komuna duhet një herë për gjithnjë gjitha problemet t`i zgjidh jo vetëm ujin. Sepse Tetova përballet me shumë probleme tjera, por më kryesorja uji. Kjo përsëritet çdo vit apo dy vite, 21 vit jam në këtë punë dhe nuk e mbaj mend një vit të kalojë pa probleme”.

“Pa ujë, kjo është normale në Tetovë! Nuk është vetëm këtë vit, që moti është kjo. Po nuk pate hidrofor apo cisterna asgjë s’ke. Komuna sa e di mori një herë tetë milion euro nga Evropa, shtatë nga Qeveria, dhe vendosën nja dy gypa lartë dhe asgjë tjetër”.

Banor“Ujë ka plot por nuk punojnë, i marrin paratë i vjedhin se ku përfundojnë Zoti e di. Po e bëri komuna një herë e përgjithmonë s`do kishte probleme me asgjë, e kështu gjithnjë kemi me çdo gjë”.

Ndërmarrja Publike Komunale paralajmëron zgjidhjen e përkohshëm të problemit, por sipas kësaj ndërmarrje për momentin është e pamundur një zgjidhje e përhershme.

“Për momentin zgjidhja e përhershme nuk realizohet dot në këtë kohë, sepse kushtet klimatike dhe lokacioni nuk e japin mundësinë e veprimit ad-hok për një zgjidhje afat gjate, dhe ne si kompani nuk mund ta realizojmë atë sepse kërkon hulumtime dhe janë institucionet tjera që i bëjnë ato kërkime- deklaroi Lulzim Shaqiri. Drejtues i sektorit Ujë dhe Kanalizime.

Tetova që prej katër ditësh vazhdon të jetë me restrikcione të ujit që fillojnë nga mesnata deri në orën pesë, pastaj nga ora 8:30 deri në orën 11:30 dhe pasdite nga ora 15 deri në ora 18./Alsat

nga kategoria