Categories: LajmePolitika

AKI hapi shtabin zgjedhor në Lagjen e Re në Gostivar me pjesëmarrje masive dhe atmosferë entuziaste

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka hapur zyrtarisht sonte shtabin zgjedhor në Lagjen e Re në Gostivar, në një atmosferë madhështore dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve, aktivistëve dhe përkrahësve.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati për një mandat të ri, z. Valbon Limani, bartësi i listës për këshilltarë komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe kandidatët tjerë të koalicionit AKI për këshillin komunal.

Gjatë fjalimeve të tyre, kryetari Limani dhe z. Xhaferi falënderuan banorët e Lagjes së Re për përkrahjen e jashtëzakonshme, duke theksuar se kjo lagje, si një ndër zonat me numrin më të madh të votuesve, do të luajë rol kyç në fitoren e AKI-së që në raundin e parë më 19 tetor.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm lokale – ato janë një referendum kombëtar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Është koha të dërgojmë një mesazh të fuqishëm dhe të qartë ndaj qeverisë monoetnike: përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve janë këtu, në mesin e popullit, dhe janë gati ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare,” – u shprehën ndër të tjera Limani dhe Xhaferi.

Ata bënë thirrje për mobilizim të plotë dhe angazhim maksimal, duke theksuar se fitorja e AKI-së në Gostivar do të jetë sinjali i parë i një ndryshimi më të madh në nivel shtetëror.

Admin01

Recent Posts

Osmani: Maqedonia e Veriut është ulur në prehrin e botës serbe (Video)

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Shkupi është duke…

2 hours ago

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen…

14 hours ago

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e…

14 hours ago

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me…

16 hours ago

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës…

17 hours ago

Selmani: Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Publicistja Nafie Selmani ka komentuar zërat e fundit për një distancim të Kryeministrit të Kosovës…

17 hours ago