Aida Dërguti publikon foto me armë, i përgjigjet Shefqet Krasniqit: Qe qëtu n’maxhe pak

e postuar më at 12:15
71 0

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti i është përgjigjur me një fotografi dhe një përshkrim me pak fjalë hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili mbrëmë tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërsa burrat në oda.

Dërguti ka publikuar një fotografi gjatë kohës së luftës ku ajo shihet me armë, bashkë me një ushtare tjetër dhe një ushtar.

“Qe qitu n’maxhe pak”, ka shkruar Dërguti.

nga kategoria