Smart News

Ahmeti thotë se do ta kandidojë Selën në njësinë zgjedhore numër 5, pas tij Musa Xhaferi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot tha se Marrëveshja me Ziadin Selën do të nënshkruhet nesër.

Ahmeti po ashtu sqaroi se për bartës liste në njësinë zgjedhore numër 5 do ta vendosë Ziadin Selën, ndërsa menjëherë pas tij do të jetë Musa Xhaferi.

Marrëveshja që Sela t’i bashkohet Frontit Evropian vjen pas ofertës së Ahmetit që Sela të kandidojë në Strugë dhe sigurimi i vendit për deputete për Ilire Dautin në NJZ 6.

Kujtojmë se Sela nuk iu bashkua frontit opozitar VLEN për shkak se, siç thoshte ai, Aleanca për Shqiptarët duhet të del në zgjedhje e vetme.

Exit mobile version