Ahmeti tenton të fshihet me në video bosh, “vë në siklet” kandidatët me 5 përbetime!

e postuar më at 06/09/2021
127 0

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpalosi 5 përbetimet kryesore të cilave duhet t’u përmbahen kandidatët integristë për kryetar të komunave me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës. Fokusin në fillim e vendosi tek “agjenda e blertë”.

“Që nënkupton investim në menaxhim efektiv me mbeturinat, përfundim të rrjeteve të kanalizimit dhe ujit të pastër për pije, gazifikim, shtigje vrapimi dhe çiklizmi, parkingje, trafik të lehtësuar, më shumë gjelbërim, më shumë parqe”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Përbetimi i dytë është “Agjenda Dixhitale” që nënkupton dixhitalizimin e administratës, të shkollave, internet të shpejtë dhe cilësor, tha Ahmeti. I treti është përbetimi për “Agjendën e derës së Hapur” që do të thotë se dera e institucioneve nuk guxon të jetë e mbyllur për hallin e qytetarëve. I katërti është Agjenda e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje. E përbetimi i pestë i Ahmetit ka të bëjë me “Agjendën Zero”.

“Risia e këtyre zgjedhjeve është politika ZERO, që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero korupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu, zero ndërtime pa leje, zero qytetarë të lënë pas dore”, shtoi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.

Ahmeti siguroi që këto 5 përbetime nuk janë premtim parazgjedhor, por janë kodi i ri dhe i detyrueshëm i sjelljes për jetë cilësore për të gjithë qytetarët.

T F

nga kategoria

pg slot