Categories: Lajme

Ahmeti: Serbia po përpiqet që përmes Speciales ta përmbysë çdo të arritur në Kosovë

Njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, në fjalën e tij në protestën kundër padrejtësive në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se janë në shesh për të kërkuar liri për çlirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

Ahmeti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi.

“Që nga viti 1994, kur filloi të komunikojë veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. UÇK-ja i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës, përfshirë Konventën e Gjenevës të vitit 1949. Ajo asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit. Asnjëherë nuk ka vrarë civilë, gra, fëmijë apo pleq”.

“Ajo ka qenë e qartë në deklarimet e saj dhe në mënyrë të përsëritur ka sqaruar se lufta e saj ishte vetëm e vetëm për çlirim. Ka sqaruar se lufta e saj nuk është luftë kundër asnjë populli, kundër asnjë etnie në Kosovë, nuk është luftë fetare dhe nuk është luftë terroriste. Kjo luftë e drejtë e çoi Kosovën drejt fitores së lirisë dhe pavarësisë, dhe ndikoi në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj sollën ndryshime pozitive gjeostrategjike, duke e sjellë Perëndimin, NATO-n, Amerikën dhe Evropën në Ballkan, pas rënies së Millosheviqit.

“Ky ndryshim solli stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë pro-perëndimore. Dhe këtë e bënë pikërisht këta liderë që sot mbahen padrejtësisht prapa grilave në Hagë. Tani në rajonin tonë me disa liderë të rinj më së shumti mungojnë stabiliteti, bashkëpunimi, solidariteti dhe qartësia pro perëndimore. Kush mban mbyllur këta kontribues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë e të vetë perëndimit në Ballkan”.

“Gjatë luftërave, e pas tyre, e deri më sot, e si duket, për fat të keq, asnjëherë Serbia dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Prandaj, Serbia, me përkrahësit e saj, ka bërë dhe po bën gjithçka për zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës. Përmes Gjykatës Speciale të Hagës, ajo po përpiqet të përmbysë çdo të arritur në Kosovë”, tha Ahmeti.

Admin01

Recent Posts

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

18 minutes ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

45 minutes ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

50 minutes ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

2 hours ago

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

12 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

14 hours ago