Categories: LajmePolitika

Ahmeti: Ne duam një shtet unitar, nëse do të donim ta ndanim Maqedoninë, do ta kishim bërë në vitin 2001 me 15 mijë ushtarë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një fjalimi të mbajtur mbrëmë në Çair, iu përgjigj pretendimeve të disa politikanëve dhe forcave politike, të cilët – siç tha ai – përhapin lajme të rreme se shqiptarët duan ta ndajnë Maqedoninë.

Ahmeti theksoi se nëse shqiptarët do të kishin dashur ndarjen e shtetit, atëherë do ta kishin bërë këtë në vitin 2001, kur kishin në dispozicion 15 mijë ushtarë të armatosur.

“Ne duam një shtet unitar dhe të barabartë për të gjithë, e jo një shtet tiranik për disa”, deklaroi Ahmeti, sipas mediave në gjuhën shqipe në vend.

Ai gjithashtu bëri të ditur se mbrëmë, gjatë aktivitetit partiak në Çair, së bashku me kandidatët për kryetarë komunash, Bujar Osmani dhe Skender Rexhepi – Zejd, kanë nënshkruar të ashtuquajturin “Ligji për Çairin”, që sipas tij, përfaqëson një bashkim kombëtar më të madh që nga viti 2001.

“Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për të rikthyer dinjitetin, për të rikthyer nderin, për të mbrojtur arritjet. Atëherë lufta ishte për të fituar barazi, sot është për ta mbrojtur atë. Bashkë për të ndalur diskriminimin, poshtërimin dhe keqqeverisjen. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse! Të gjithë në këmbë, të gatshëm për referendumin e tetorit!”, ishte mesazhi i Ahmetit nga komuna e Çairit në Shkup.(INA)

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

2 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

2 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

3 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

3 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

4 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

4 hours ago