Agjencia Evropiane: E qartë, ka lidhje mes vaksinës së AstraZeneca-s dhe mpiksjes së gjakut

e postuar më at 12:11
60 0

Një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve i ka thënë një gazete italiane se është e qartë se ekziston një lidhje mes vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe një lloji të rrallë të mpiksjes së gjakut, por shkaku ende është i panjohur.

“Sipas mendimit tim, mund ta themi këtë tani, është e qartë se është një lidhje me vaksinën, por ende nuk e dimë se çfarë e shkakton reaksionin”, tha shefi për vaksina i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve për gazetën “Il Messaggero”.

Raportohet se zyrtari i lartë i ka thënë gazetës së agjencia në të cilën bën pjesë do të dalë me deklaratë për këtë çështje në orët e ardhshme, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

nga kategoria