Categories: Lajme ditorePolitika

Afrohet bashkëpunimi VMRO–VLEN–ZNAM për zgjedhjet vendore

Koalicioni qeveritar që u formua pas zgjedhjeve të fundit parlamentare tashmë po konturohet si një bllok i bashkuar edhe për zgjedhjet lokale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot konfirmoi se VLEN është në fazën e analizës së kandidatëve për kryetarë komunash dhe se ende nuk ka vendim për kandidaturën në Shkup, por bashkëpunimi mes partive të koalicionit do të jetë i garantuar, shkruan Flaka

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim për kandidatët tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”, deklaroi Kasami, duke lënë të hapur mundësinë për kalkulime të mirëkoordinuara mes partnerëve të qeverisë.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili bëri të qartë se bisedimet me VLEN dhe ZNAM për zgjedhjet lokale po ecin “në drejtim të mirë”, duke përmendur një marrëveshje në parim që do të mundësojë ndarje të territorit zgjedhor mes partnerëve të qeverisë.

“Pres që të mbështesim kandidatët e koalicionit VLEN në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet… duhet të mposhtet në këto zgjedhje”, tha Mickoski, në një deklaratë që përveç që synon elektoratin maqedonas, përçon një mesazh politik edhe drejt elektoratit shqiptar.

Nga ana tjetër, për ZNAM-in, Mickoski konfirmoi se në shumicën e rasteve do të ketë kandidatura të ndara për listat e këshilltarëve, por edhe mbështetje të ndërsjellë për kandidatët për kryetarë komunash në komunat e dakorduara.

E gjithë kjo dinamikë politike po e formalizon një marrëveshje zgjedhore me koordinim të qartë politik, e cila për disa mund të përkthehet si bashkëpunim strategjik qeveritar, ndërsa për të tjerë si ndarje territori dhe kalkulim zgjedhor, ku “dashuria politike” është më shumë aritmetikë elektorale sesa vlerë e përbashkët.

Ndërkohë, qytetarët pritet të jenë dëshmitarë të një fushate zgjedhore ku dallimet ideologjike do të zbuten në emër të pushtetit, ndërsa konsensusi i interesit do të mbizotërojë mbi ndasitë politike tradicionale.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

9 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

11 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

11 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

13 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

13 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

14 hours ago