Afrim Gashi: Regjistrimi nuk duhet të ndërpritet

e postuar më at 11:24
66 0

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në konferencë për shtyp tha se nuk pajtohet me formatin e djeshëm të takimit Mickosvski-Zaev për shkak se shteti është me plotë diversitet.

“Regjistrimi në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërpritet”, tha Gashi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, regjistrimi tashmë ka filluar tashmë një muaj dhe se ata si koalicion do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet që regjistrimi të vazhdojë të zbatohet.

Gashi rikujtoi se ka qenë Ali Ahmeti i cili me Nikolla Gruevskin anuloi regjistrimin e popullsisë dhe se është i njëjti Ali Ahmeti i cili përpiqet të anulojë me Zoran Zaevin dhe kjo, sipas Gashit, është në dëm të shqiptarëve.

“Shqiptarët në Maqedoni nuk janë jetim”, tha mes tjerash duke thënë se ata do të mbrojnë interesin e shqiptarëve.

J X

nga kategoria