Categories: LajmePolitika

Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme më 30 qershor, të lira janë 16 000 vende

Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë në qershor para dhjetë ditëve nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026, do të kenë mundësinë e dytë për t’u regjistruar në paraqitjen e dytë elektronike këtë muaj – të hënën, më 30 qershor. Dokumentacioni i nevojshëm në shkolla do të dërgohet ditën e ardhshme (1 korrik), ndërsa ranglista e nxënësve të regjistruar do të kumtohet më 2 korrik deri në orën 12:00.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga shkollat, për paraqitjen e dytë të qershorit, të lira janë 16 034 vende – 10 758 për mësim në gjuhën maqedonase, 4781 në gjuhln shqipe, 474 në gjuhën turke dhe 21 vende të lira për mësim në gjuhën serbe. Për arsim të mesëm gjimnazial ka 3727 vende të lira dhe 12 307 për arsim profesional.

Pas aplikimit të parë, të mbajtur nga 14 deri më 17 qershor, gjithsej u regjistruan 13 712 nxënës nga 16 601 të paraqiturit. Prej tyre, 10 172 nxënës janë regjistruar për mësim në gjuhën maqedonase, 3 248 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 13 nxënës në gjuhën serbe.

Si edhe në disa vitet e fundit, arsimi profesional është më tërheqës për nxënësit, kështu që në afatin e parë të regjistirmit më shumë se dyfishi i nxënësve u regjistruan në shkolla profesionale (9469) se sa në gjimnaze (4243).

Për arsimin gjimnazial konkursi për regjistrim të nxënësve tashmë ka përfunduar në gjimnazet “Josip Broz Tito” në Manastir dhe “Nikolla Karev” në Shkup. Në paraqitjen e parë, MASH-i kumtoi informatë edhe për shkollat të cilat në Konkursin për regjistrim të nxënësve ka përfunduar në arsimin profesional për sektorë/kualifikime të caktuara.

Sipas kritereve nga Konkursi i MASH-it, u mbajt testim i kualifikuar për shkak të numrit më të madh të nxënësve të paraqitur me pikë të njejta nga vendet e lira të parapara – në SHMQSH “Dr. Pançe Karagjozov” – Shkup për profilet arsimore infermiere dhe teknik dhëmbësh në gjuhln mësimroe shqipe, në Shkollën e mesme “Gostivari” – Gostivar për infermiere në gjuhën mësimore shqipe dhe në gjimnazin “Georgi Dimitrov” – Shkup në gjuhën mësimore maqedonase.

Pas reagimeve të prindërve se në këto shkolla ka pasur provim “të jashtëzakonshëm” përkatësisht “pranues” për fëmijët e tyre, minsitrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se testimi kualifikues është ligjir dhe është paraparë në Konkursin e shpallur nëse ka më shumë nxënës me sukses të njejtë (të shkëlqyeshëm) nga numri i paraparë i vendeve të lira.

Ajo tha se problem në vendin tonë është vlerësimi dhe suskesi “me të gjitha pesëshe” dhe se shpesh mësimdhënësit i nënshtrohen presionit nga prindërit që fëmijët e tyre të jenë “të shkëlqyeshëm”. Kjo, tha aJanevska, çon drejt jo-cilësisë në arsim dhe porositi se vlerësimi duhet të ndryshojë, ndërkaq një prej veglave është risia në ligjin e ri – këshilli i mësimdhënësve të mos ketë kompetenca për përmirësim të notave.

Testimi kualifikues në paraqitjen e dytë në qershor, nëse ka nevojë, do të organizohet në shkolla më 4 korrik dhe ditën e njejtë do të kumtohen ranglistat prëfundimtare me rezultatet.

Për nxënësit të cilët në afatin e qershorit nuk do të regjistrohen në arsim të mesëm, mundësia e ardhshme është afati i gushtit në shkollat ku do të ketë vende të lira. Paraqitja elektronike do të jetë më 21 gusht, ndërsa ditën e njejtë do të duhet të dërgohet edhe dokumentacioni i nevojshëm në shkolla. Ranglista prëfundimtare me rezultatet nga regjistrimi do të shpallet më 22 gusht.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

8 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

8 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

12 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

12 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

13 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

13 hours ago