Afaristi malazez Daka, bashkëpunëtor i Zoran Zaev dhe Teuta Arifit nën kontrollë për autostradat serbe

e postuar më at 22:36
66 0

Inspektorati i ndërtimeve e mbylli vendin e ndërtimit të kompanisë Davidoviq në këndin e rrugëve Milan Tankoshisha dhe Preradovisheva në Beograd.

Miodrag Daka Davidoviq, afaristi kontraverz malazez dhe mik i kryeministrit Zoran Zaev me të cilin kishin skandal rreth blerjes së tokës së SHik Jellak në Tetovë, është nën goditje nga pushteti i Serbisë për shkak të krimit.

Davidoviqi, i cili ka përfituar kapital nëpërmjet shitjes së karburantëve dhe cigareve gjatë kohës së sakncioneve të viteve të 90, me qëllim të hyrjes në ujërat politike, mori parcelë të madhe në Beograd dhe ndërtoi vende për parkim me gardh, duke hequr dorë nga parcela të cilën e ka marrë.

Sipas planit të ri, pjesa e mbetur e ish Shik Jellakut, tani i takon firmës “Daka”, të biznesmenit malazez, Miodrag Daka Davidoviq, i cili dëgjohej në përgjimet e publikuara para zgjedhjeve, pikërisht për pjesën e mbetur të Shik Jellakut.

Në vazhdën e publikimeve për investimet e afaristi kontravers në qytetin e Tetovës, thuhet se pas ndërtimeve në “Jellak”, qëndron kompania, nën pronësi të “Adastra Grup Korp”, e regjistruar në Panama. Nikollovski thotë se menaxheri i “Ndërtimeve në Jellak”, Miodrag Daka Davidovoviq, është edhe pronar i kompanisë “Adastra Grup Korp”, e cila sipas tij është e regjistruar në tatimin dhe parajsën e offshore Panama, për çka publikon edhe dokumente. Pas publikimit të parë për këtë rast, institucionet kompetente nuk kanë reaguar si dhe dy liderët e partive më të mëdha në pushtet Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit, nuk kanë dhënë ndonjë reagim për prapavijën politike të këtij rasti.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe stafi i saj duhet t’i përgjigjen opinionit përse është ndryshuar Plani Detal Urbanistik duke mundësuar një ndërtim që do ta ketë fitim jo më pak se 200 milion euro. Edhe Eco Guerilla kërkoi hetim për shitjen e pronës së KIP Shik Jelak në Tetovë për të cilën thonë se bashkë me rrethanat e dyshimta nga përgjimet e dëgjuara nga biznesmeni kontravers serbo-malazez, përbëjnë bazë të mjaftueshme për ngritjen e hetimeve për këtë rast dhe ngrirjen e menjëhershme të të gjitha procedurave të mëtejshme në urbanizimin e bllokut urban 57A.

Kryeministri Zoran Zaev, lidhur me këtë rast deklaroi se pronësia e biznesmenit serb tek objekti i Shik Jellakut ku planifikohen investime është siguruar në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht në vitet 2014-2015. Megjithatë, ai e mbështeti planin e miratuar detal urbanistik në Tetovë, duke e arsyetuar se me të zgjerohet qyteti në pjesët periferike dhe mbrohet zona qendrore e Tetovës. Smrat News TV

nga kategoria