Aeroporti i Kabulit nën kontrollin e talibanëve

e postuar më at 13:38
27 0

Talibanët morën kontrollin e plotë të Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit të martën, pasi avioni i fundit amerikan u largua nga pista, duke shënuar fundin e luftës më të gjatë amerikane.

Sipas Associated Press (AP), automjetet e talibanëve po qarkullonin në pistën e aeroportit.

Në orët e para të 31 gushtit, luftëtarët talibanë, të armatosur rëndë, hynë në aeroport dhe shkuan nëpër të gjitha pjesët e tij, madje duke hipur edhe në disa nga shtatë helikopterët CH-46 që Departamenti i Shtetit i përdori për evakuime, por më pas i bëri të paaftë për fluturim.

T F

nga kategoria