Categories: LajmePolitika

Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit

BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kështu ka thënë sot nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa i është përgjigjur kryeministrit Mickoski, i cili mbrëmë tha se “zgjedhjet e 19 tetorit janë shans për eliminimin e BDI-së nga skena politike”.

“Sot jemi këtu për të theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje të thellë për deklaratat e Kryeministrit Mickoski, i cili në vend që të fokusohet në problemet reale të qytetarëve, obsesionohet me eliminimin e BDI-së nga skena politike. Kjo nuk është thjesht deklaratë kundër një partie, por përpjekje e hapur për ta delegjitimuar zërin politik të shqiptarëve në këtë shtet”, ka thënë Ademi, ndërsa ka shtuar se BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive.

“BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kur z. Mickoski flet për ‘eliminimin e BDI-së’, në fakt flet për eliminimin e organizimit të shëndosh politik të një komuniteti të tërë që përfaqësohet denjësisht nga ne. Ky është mentalitet i rrezikshëm që kthen retorikën e vjetër nacionaliste, të cilën shqiptarët dhe maqedonasit e përgjegjshëm e refuzuan që nga viti 2001, me arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”.

Shqiptarët, sipas Ademit, nuk fshihen nga historia e as nga politika. “Ne kemi derdhur gjak për këtë vend, kemi dhënë besën për stabilitet dhe kemi ndërtuar ura për integrimin euroatlantik. Këtë kontribut askush nuk mund ta mohojë, e aq më pak ta eliminojë. Prandaj, ne i themi Mickoskit se misioni i tij është i destinuar të dështojë, misioni i tij është i pamundur. Sa më shumë që ai flet për zhdukjen e BDI-së, aq më shumë qytetarët mobilizohen për ta mbrojtur përfaqësimin e tyre politik dhe për ta forcuar BDI-në si garanci të barazisë dhe të ardhmërisë evropiane të vendit”.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vijuar më tej Ademi, do të vazhdojë rrugën e vet, misionin e vet dhe vizionin e vet: barazi e plotë, integrim i plotë në Bashkimin Evropian dhe stabilitet i qëndrueshëm në vend. “Shqiptarët nuk eliminohen – shqiptarët janë faktor vendimtar, dhe BDI është adresa e tyre politike”.

Admin01

Recent Posts

ASH: Rritet ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni përmes projekteve hoteliere

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë lidhur me promovimin dhe përkrahjen që pushteti aktual…

4 hours ago

Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë një takimi me qytetarët në…

4 hours ago

Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, Kravinho: Çairi ka shumë shanse të mira me Bujarin si kryetar

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinho, me një video-mesazh ka shprehur…

6 hours ago

Limani: Prioriteti ynë kryesor është Gostivari me infrastrukturë moderne dhe funksionale

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Gostivarit, Valbon…

7 hours ago

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Këta janë të rinjtë më të mirë që ka qyteti i Tetovës dhe ndajnë vizionin…

17 hours ago

Blerant Ramadani: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot…

17 hours ago