Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se e rëndësishme është që lidershipi i kësaj partie të zgjedhet në mënyrë demokratike, njofton Insajderi.
Kështu është shprehur ai derisa arriti në lokacionin ku është caktuar të mbahet Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Abdixhiku tha se rikthimi i LDK-së është çështje kohe dhe i pashmangshëm.
“Jam i bindur që kuvendi zgjedhor do të shkojë mirë. Me rëndësi është që lidershipi të zgjedhjet në mënyrë demokratike. Rikthimi i LDK-së është çështje kohe dhe i pashmangshëm”, ka thënë Abdixhiku.
I pyetur nëse do të zgjedhet kryetar i partisë, ai është shprehur shkurtimisht se me rëndësi është që gjithçka të shkojë mirë.