Categories: Lajme

Abdiu: Rikthehen në punë 9 të punësuar në Spitalin e Prilepit, fillojnë punën edhe 4 të punësuar të rinj

Një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për të punësuarit në Spitalin e Prilepit është realizuar. Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Dollnen, Eroll Abdiu ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook se nesër në vendet e tyre të punës rikthehen 9 punonjës, të cilëve më herët u ishte ndërprerë padrejtësisht kontrata. Përveç tyre, punën do ta nisin edhe 4 të punësuar të rinj.

“Ky është një ndryshim i dukshëm dhe një mesazh i qartë për ata që për vite me radhë kanë manipuluar me qytetarët. Ne veprojmë me përkushtim dhe përgjegjësi, jo me mashtrime dhe lojëra politike,” thekson Abdiu.

Ai vlerësoi përkrahjen e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, duke theksuar se angazhimi për drejtësi dhe dinjitetin e punëtorëve do të mbetet prioritet kryesor.

“Lufta për të drejtat e qytetarëve nuk do të ndalet këtu. Vazhdojmë më fuqishëm!”, ka përfunduar Abdiu.

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

2 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

2 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

3 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

3 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

4 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

5 hours ago