Categories: LajmePolitika

Abazi: Në katër tenderë në Likovë janë paguar afër një milion denarë për një firmë të kunatit të Elmi Azirit

Koalicioni VLEN edhe sot në një konferencë për shtyp vazhdoi të publikojë informacione lidhur me tenderët që kanë të bëjnë me kompani të familjes së deputetit Elmi Aziri nga grupacioni i Ziadin Selës pjesë e koalicionit Fronti Evropian.

Dje publikuan informacione për tenderët që kompania e lidhur me familjen e deputetit Elmi Aziri i kishte marrë nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, në kohën kur logjistika kryesore e BDI-së ishte nën drejtimin e Artan Grubit. Sot vazhdojmë me publikimin e të dhënave të reja se si e njëjta kompani, pronar i së cilës është nipi i gruas së deputetit Elmi Aziri, ka marrë tenderë nga Komuna e Likovës, shkolla e mesme “Ismet Jashari” në Likovë, gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë dhe nga Shtëpia e Shëndetit Publik – Kumanovë, deklaroi Bujare Abazi nga Koalicioni VLEN në konferencën e sotme për shtyp.

Në këto katër tenderë, theksoi ajo, kompania RITRON KOPI DOOEL import-eksport Kumanovë ka dhënë oferta për furnizim të pajisjeve kompjuterike, për të cilat i janë paguar pothuajse një milion denarë.
“Këto informacione tregojnë qartë se, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për prokurime me vlerë më të vogël apo më të madhe, asnjë kompani nuk mund të marrë asnjë denar pa miratimin e BDI-së. Është e qartë se BDI ka vepruar si një strukturë mafioze që nuk është përmbajtur nga keqpërdorimi i parave të popullit për të realizuar ndikim politik,” tha Abazi.

Ajo shtoi se në rrjetën e BDI-së përfshihen të gjithë politikanët “që e shohin politikën si mundësi për pasurim personal dhe familjar.”
“Për këtë arsye, inkurajojmë udhëheqësinë e Frontit Evropian opozitar të shpjegojë mirë për anëtarësinë e tij pse ish-funksionarët kryesorë të Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës janë nën dyshime për korrupsion politik,” përfundoi Abazi.

Admin01

Recent Posts

Rijad Shaqiri mobilizohet për 19 tetor: Fitore e madhe

Deputeti i ASh-së, Rijad Shaqiri është mobilizuar për fitoren e madhe të 19 tetorit. “Një…

13 minutes ago

Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Veles

MPB ka dhënë detaje të reja për rastin tragjik që ndodhi në sot në Veles.…

2 hours ago

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna…

5 hours ago

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

8 hours ago

AKI: Kushëriri i Izet Mexhitit me tenderë po i hap rrugë botës serbe në Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ngre alarmin për një skandal të nivelit më të lartë,…

9 hours ago

Ai që ngrihet duke i shitur shokët akuzon për sallta

Shkruan: Liridon Ramadani Njëri po e akuzon Arben Taravarin për sallta, po në fakt Arben…

9 hours ago