ASH-AAA: Shqiptarët nuk janë as përqindje e as pjesë, por janë shumicë shtetformuese dhe janë tërësi e pandashme

e postuar më at 03/04/2021
74 0

Pas shtyerjes së regjistrimit të popullsisë dje në kuvend, në anë të një komunikate për media, reagon koalicioni Aleanca për Shqiptarët – AlterNativa.

Në vijim reagimi i plotë

“Pasi që shumica parlamentare, së bashku me opozitën maqedonase, dje u bashkuan për ta bërë veprën antiligjore të shtyrjes së regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive, dëshirojmë sot të sqarojmë për opinionin se çfarë në të vërtetë ndodhi dje.

Gjëja e parë që duhet shpjeguar është se përkundër rekomandimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se nuk organizohen këso procese kaq të ndërlikuara në kohë pandemie, shumica parlamentare vendosi ta fillojë këtë proces. Por, kur ne e pamë se kjo shumicë nuk dëgjonte për argumente shëndetësore, ndërsa votat tona nuk mund ta ndryshonin atë vendim, ne iu qasëm çështjes se çfarë mund të përfitohet nga ky proces. Prandaj edhe e mbështetëm ligjin, të cilin shumica parlamentare e sabotoi dhe prandaj pas asaj bëmë gjithë atë fushatë vendore dhe më gjerë që ta mobilizojmë mërgatën tonë të regjistrohet, ndërsa brenda i angazhuam strukturat tona që këtë detyrë ta realizojmë me përgjegjësinë më të lartë. E pastaj, kur doli puna se shqiptarët vetëm në mërgatë e kaluan 200-mijëshin e të regjistruarve, ndërsa pala maqedonase e bojkotonte regjistrimin, dy liderët e partive më të mëdha maqedonase, ai i LSDM-së – Zaev, dhe ai i VMRO-DPMNE-së –Mickovski, u takuan kokë më kokë në një takim monoetnik, me qëllim që ta shtyjnë regjistrimin. Andaj, duke e ditur se sa e rrezikshme është për një shtet aspirant për BE që në takime monoetnike të vendoset për çështje shtetërore dhe shteti për herë të dytë ta anulojë regjistrimin e popullsisë, ndërkohë që nuk ka pasur regjistrim në 20 vjetët e fundit, ne e penguam anulimin e tij, ashtu që deri më 1 prill ata që u morën vesh nuk arritën të prodhojnë vendim parlamentar për shtyrjen e tij. Dhe, në vend se më 1 e 2 prill të vijonte procesi i regjistrimit, vetëm falë marrëveshjes Zaev-Mickovski, u shkel Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive, ngase Enti Shtetëror i Statistikave nuk e përmbushi detyrimin ligjor. Që shkelja të jetë edhe më e madhe, kryetari i Kuvendit e pengoi opozitën shqiptare të dorëzojë amendamente, ndërsa – paradoksalisht – lejoi që propozim-ndryshimi ligjor të futet në Komisionin e Çështjeve Europiane, edhe pse kështu me të dyja këmbët shkeleshin vlerat europiane. Pas kësaj vijoi edhe seanca plenare, ku ata (LSDM-VMRO-BDI) e votuan shtyrjen e regjistrimit, që më shumë lexohet si ndërprerje sesa si shtyrje.

J X

nga kategoria