A po bie interesimi i diasporës për regjistrimin? Ditën e parë 10 mijë, tani mesatarisht 4.500!

e postuar më at 21:56
96 0

Po bie dinamika e regjistrimit të mërgimtarëve. Nëse ditën e parë kishim mbi 10 mijë të regjistruar për 24 orë, sot, në ditën e dhjetë të regjistrimit janë regjistruar 45.755 qytetarë.

Kështu mesatarja e mërgimtarëve të regjistruar përmes ueb-aplikacionit për regjistrim të Entit të Statistikave, sillet 4.500 deri 5.000 për një ditë, transmeton gazeta Lajm. Të dhënat janë deri sot (10.03.2021) në ora 09 paradite. Megjithatë, ende ka kohë të mjaftueshme për mërgimtarët, sepse regjistrimi i diasporës vazhdon deri më 21 prill, deri kur është edhe afati për regjistrimin e diplomatëve nga Maqedonia e Veriut që gjenden në misione diplomatike jashtë vendit.

“Enti Shtetëror i Statistikave monitoron procesin në baza ditore dhe është në komunikim të vazhdueshëm me mërgimtarët e Maqedonisë. Problemi i mos marrjes së një mesazhi kthimi në kohë për të hyrë në aplikacion është kapërcyer dhe aplikacioni po funksionon në mënyrë të përsosur. Vetë-regjistrimi për një person zgjat vetëm 10 minuta dhe nuk është aspak i komplikuar. Inkurajojmë dhe motivojmë të mërguarit që të ndajnë kohë të shkurtër dhe të regjistrohen”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistika për gazetën Lajm.

nga kategoria