Kongresi i sotëm i grupit të Selës sot mbajti Kongresin e IV, ndërsa për grupin e Arben Taravarit, ky Kongres është i jolegjtim dhe në kundërshtim me Statutin e Aleancës për Shqiptarët.
Nga Aleanca për Shqiptarët që përkrahin Taravarin thonë se sipas Statutit të partisë i cili është votuar dhe miratuar në Kuvend më 21/03/2023, anëtarë të këtij komisioni janë Ardian Limani (Kryetar), Kujim Neziri, Bashkim Bakiu, Syrija Rashidi dhe Atnan Neziri dhe se Ardian Limani, Kujim Neziri, Bashkim Bakiu dhe Syrija Rashidi janë rreshtuar përkrah Arben Taravarit dhe kanë udhëhequr me punimet e kongresit të ASH-së të mbajtur më 16/02/2024.
Nga atje po ashtu përmendin deklaratën e Krenar Llogës i cili më herët kishte deklaruar se kryetar i Komisionit Statutar është Tiron Jahjaga.
“Kjo dëshmon për një falsifikim të radhës meqë vetëm kryetari i partisë mund të propozojë emërimin apo shkarkimin e anëtarëve të komisionit statutar”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët që përkrahin Tarvarin.