Smart News

A është i mundur koalicioni i krahut të Ziadin Selës me Arjanit Hoxhën dhe Skënder Rexhepi Zejdi?

Ende nuk ka diçka konkrete, sipas Krenar Llogës, në lidhje me zërat për një koalicion mes tyre, si krah i Ziadin Selës në ASH dhe partive të sapoformuara, PDe e Arjanit Hoxhës dhe Lëvizja Populli e Skënder Rexhepi Zejdit.

“Këto tema akoma nuk janë diskutuar sepse ne dalim prej një situate krize dhe prej situatës jemi duke menaxhuar këtë pjesë të njerëzve, për të sensibilizuar dhe për të treguar se çfarë ka ndodhur.
Nuk është menduar dhe as biseduar në lidhje me këto tema. Normalisht, në fuqi mbetet vendimi i kryesisë qendrore që ne vetë të shkojmë në zgjedhje.
Në momentin që ne stabilizohemi, në pikëpamjen që ta menaxhojmë këtë situatë të kësaj vale të parë ‘goditëse’ të opozitës, këtij entuziazmi me fishaekzjarre, që duan t’i japin një entuziazëm se u bë opozita bashkë.
Nuk ka opozitë të bërë bashkë. Ka Besa që ka tubuar rreth vetes së vet ish partiakët e vet, Kastriotin, Afrimin. Dhe nëse janë pajtuar është e çuditshme se pse duhet të ekzistojnë edhe logot edhe të Alternatvës edhe të Besës”, deklaroi krenar lloga në Klan Debat./tvklan.mk

Exit mobile version