A do t’i shkojë fjala Abdixhikut te të gjithë deputetët për Vjosa Osmanin

e postuar më at 21:28
75 0

Fuqia e Abdixhikut si kryetar i LDK-së: A do t’i shkojë fjala te të gjithë deputetët për Vjosa Osmanin.

Vjosa Osmani është duke i bërë përpjekjet e fundit për t’u ulur edhe një herë në karrigen e Presidentit, por kësaj radhe jo si ushtruese detyre. Këtë po tenton ta bëjë duke e kërkuar përkrahjen e siç ka thënë të “ish-kolegëve” të saj në LDK, pasi votat e deputetëve të VV’së, nuk ia sigurojnë postin e të parës së Shtetit. LDK në anën tjetër është duke bërë kalkulime dhe konsultime të brendshme, nëse duhet ta votojë ose jo Vjosa Osmanin për shefe të Shtetit.

Zgjidhja e çështjes së Presidentit, përveç stabilizimit të institucioneve të Kosovës, po shihet edhe si sfidë për partitë politike, veçanërisht për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Opozitarizmi i LDK’së duket se vihet në pikëpyetje me votimin pro Vjosa Osmanit, e cila është kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, por votimi kundër saj, mund t’i kushtojë partisë së Lumir Abdixhikut me humbje edhe më të madhe të elektoratit.

Për sfidën që ka para vetes, LDK’së i duhet unitet, deri në marrjen e një vendimi i cili nuk e rrezikon nga ndonjë përçarje e brendshme.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, kanë deklaruar për Gazetën Express se sipas deklarimeve të deritanishme, duket se Lidhja Demokratike e Kosovës do të votojë pro Vjosa Osmanit në seancën për Presidentin.

Sipas tyre, kjo do t’i shërbejë edhe vetë LDK’së, për ta rikthyer sado pak elektoratin të cilin në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani e çoi në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

J X

nga kategoria