A do të shtyhet regjistrimi me vendosjen e orës policore?

e postuar më at 17:45
81 0

Zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani thonë se për momentin nuk ka nevojë për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë, edhe pse ditë më parë, drejtori i entit të Statistikave, Apostoll Simovski, deklaroi se nëse Komisioni për sëmundje infektive vlerëson që regjistrimi i popullsisë mund të përkeqësojë gjendjen me koronavirusin, përcjell Smart News TV.

“Unë mendoj se në këtë fazë që jemi nuk ka ndonjë sinjal që mund i gjithë ky përkeqësim i situatës epidemiologjike në shtetin tonë të ndikojë në regjistrimin e popullatës. Dhe uroj që edhe ne të jemi të ndërgjegjshëm, të gjithë qytetarët e Maqedonisë që sa më shumë të kontribuojnë në zvogëlimin e kontakteve që është e vetmja mënyrë për të parandaluar rritjen e numrit të të infektuarve- deklaroi Ilir Hasani, zv/ministër i Shëndetësisë për Tv Alsat.

Ndërkohë, vetë regjistrimi online i diasporës vazhdon të ketë pengesa. Gjatë fundjavës mërgimtarët janë ankuar se kanë pasur probleme me pranimin e kodit për regjistrim, por edhe me hyrjen në aplikacion.

Nga Enti për Statistika njoftojnë se deri më tani përmes aplikacionit online, janë vetë regjistruar mbi 40 mijë persona nga diaspora. Regjistrimi në diasporë filloi më 1 mars e do të përfundojë më 21 prill, kur përfundon i gjithë procesi i regjistrimit. Smart News TV

nga kategoria