A do ta rrezikojë “Dvojnik” regjimin pa viza?

e postuar më at 20:18
120 0

Si do të rrjedhë afera me pasaportat me identitet të rrejshëm dhe sa do të mund ta rrezikojë regjimin pa viza?

Euroambasadori Dejvid Gir, tha se nuk dëshiron ta komentojë hetimin, duke theksuar se hetimi për aferën “Dvojnik” dhe regjimi pa viza janë dy çështje të ndryshme.

“Nuk do të komentoj hetime që janë në proces të përsipër, pas çështjes për shitjen e pasaportave. Kjo është çështje e autoriteteve, ka hetim, i cili duhet vazhduar dhe si në çdo rast tjetër nëse ka prova që i mbështesin hetimet atëherë duhet të ketë edhe aktakuza dhe të gjitha shkeljet të dalin para drejtësisë. Kjo çështje është ndarë nga çështja e regjimit pa viza i cili mbetet në fuqi”, deklaroi Gir.

nga kategoria