Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqiperinë të fillojnë sa më shoejtë

e postuar më at 30/03/2021
56 0

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan, Metju Palmer ka dërguar porosi të qartë, se negociatat për integrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë së më shpejtë që mundet.

 

 

“Ndjejmë moment urgjent. Konsiderojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë Konferencën ndërqeveritare dhe çeljen formale të negociatave qasëse. Shumë duam të shohim se si ajo ndodh këtë vit”, tha Palmer.

Ai në intervistë për Zërin e Amerikës, ka komentuar edhe kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.

“Sigurisht se nuk duam që një partner i NATO-s të kërcënojë një anëtar tjetër të NATO-s”, tha Palmer, përcjell TV21.

J X

nga kategoria