Categories: LajmePolitika

8 vite stadiumi i Zhelinës i braktisur/ Emir Sulejmani premton se do ta rikthej për futbollistët (Video)

Stadiumi i Zhelinës, i cili duhej të menaxhohej nga Komuna, sot paraqet një pamje të frikshme – jo për të zhvilluar ndeshje futbolli, por as për t’u shfrytëzuar nga grupmoshat e klubit të sapo riorganizuar të Zhelinës që këtë sezon garon në Ligën e Katërt informon Tetovasot.

Në një vizitë që zhvilloi në këtë objekt sportiv, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, u njoh nga afër me gjendjen e rëndë të stadiumit: ulëse të shkatërruara, rrethojë të dëmtuar, hyrje e dalje pa dyer dhe kushte që nuk plotësojnë as standardet minimale.

Sulejmani premtoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, ky stadium do të rikonstruktohet dhe do të vihet në funksion, duke u bërë i përdorshëm si për klubin e futbollit, ashtu edhe për sportistët e rinj të fshatit.

“Ky objekt sportiv do të marrë pamjen që meriton dhe do të jetë funksional. Sporti është pasuri e rinisë dhe duhet mbështetur me kushte të denja”, tha Sulejmani./Tetovasot/

VIDEO

Admin01

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

31 minutes ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

1 hour ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

3 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

4 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

4 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

5 hours ago