Dua Lipa kalon në industrinë e filmit

97 0

Dua Lipa është aktualisht një prej pop këngëtareve më të nxehta në planet mirëpo atë shumë shpejtë do të mund ta shihni në një formë tjetër të artit.

Në një intervistë për “The Los Angeles Times”, këngëtarja kosovare ka bërë të ditur ndër të tjera se është duke u bërë gati për t’i hyrë botës së filmit.

Këngëtarja 25 vjeçare ka thënë se “është duke lexuar skriptat e një filmi në të cilin pritet të aktrojë”, duke mos dashur të jap më shumë detaje lidhur me këtë.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi Dua ka arritur të marrë “Grammyn” e saj të tretë në karrierën e saj.

Dua në ceremoninë e cila u zhvillua të dielën e kaluar ka marrë çmimin “Best Pop Vocal Album” për albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”.

Ndërkohë, ky album dhe disa prej këngëve të saj nga albumi janë vlerësuar këtë muaj si multi-platinum nga Shoqata Amerikane e Industrisë së Regjistrimit.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria