589 pacientë në Kovid qendrat e Maqedonisë së Veriut, 400 shtretër të lirë

e postuar më at 18:25
107 0

Gjithsej 589 pacientë të infektuar me Covid-19 shërohen në kovid qendrat nëpër spitalet e vendit, tregojnë të dhënat e Ministrisë së shëndetësisë për 24 orët e kaluara, përcjell SmartNews.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 54 pacientë, në spitalin e Shtipit 38 pacientë. Në repartin infektiv të spitalit të Tetovës shërohen 24, në Veles 41, ndërsa në Kumanovë 95 pacientë. Në Kovid qendrën në Ohër ka 63 pacientë, në Prilep 81, në kovid qendrën e Gostivarit ka 26, në Strugë 18 të hospitalizuar. Në Strumicë ka 37, Koçan 7, Kërçovë 9, Kavadar 73, Gjevgjeli 10 dhe në Dibër 13 pecientë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë me Covid-19 që shërohen nëpër spitalet e vendit dhe në repartet infektive në klinikat e Shkupit janë 995 dhe ka rreth 400 shtretër të lirë nëpër kovid qendrat

– Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka lirohen shtretër tjerë, thuhet në kumtesën e MSh-së.

nga kategoria