50 milion euro për kanalizime dhe ujsjellës nga Qeveria/A do të përfshihen edhe Komunat opozitare?!

e postuar më at 19:09
45 0

50 milion € për energji elektrike dhe 50 milion € për rrjetet е ujësjellësit dhe kanalizimit, kështu njofton Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi pas vendimit qeveritar për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike në kohë të krizës globale energjetike.

Po ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike në kohë të krizës globale energjetike, shkruan më tej Grubi.

Sipas tij, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin që në dispozicion të Shoqatës aksionare për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” të vendosim mjete financiare në vlerë prej 3.100.000.000 denarë, të destinuara rreptësisht për rritjen e sasisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe për sigurimin e lëndëve bazë për këtë qëllim, si qymyr, mazut dhe mjete tjera të nevojshme, thekson më tej Grubi.

Gjithashtu, në fokusin e kësaj seance ishte edhe rëndësia e madhe e investimit në rrjetet е ujësjellësit dhe kanalizimit në komunat e vendit, me ç’rast miratuam tekstin e propozim ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Europiane për investime në kuadër të Marrëveshjes Financiare për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore komunale në Maqedoninë e Veriut, me të cilin do të sigurohen 50.000.000 euro investim kapital.

J X

nga kategoria

pg slot