Categories: LajmePolitika

40°c, defekte e ndërpreje e ujit të pijshëm në 10 fshatra të Tetovës

Temperatura shënon 40 gradë celsius e në këto ditë të nxehta banorët e fshatrave të Tetovës nuk kanë ujë të pishëm. Gajtë gjithë kohës ka defekte dhe ndërprerje të ujit. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami akuzoi pushtetin qendror se nuk e ka pranuar projektin për dhjetë fshatra të Malësisë së Tetovës për furnizim me ujë të pijshëm.

“Pushteti qendror nuk ka pranuar projektin për dokumentacionin teknik për dhjetë fshatra të Malësisë së Tetovës për furnizim me ujë të pijshëm pa asnjë sqarim shtesë”, tha Bilall Kasami.

ndërkohë prej sot këtë problem nuk do ta kenë dy fshatra të Tetovës, Falisht dhe Saraqinë. 3 mijë banorë në 20 vitet e ardhëshme do të kenë ujë të pishëm. E për këtë ndihmuan dy kompani private në bashkëpunim me komunën.

“Kemi pasur ankesa vazhdimisht për ndërprerjen e ujit të pijshëm, ndërsa para një kohe u paraqit edhe problemi real me mungesën e ujit. U munduam që të sanojmë rrjetin e ujësjellësit që vjen nga fshati Pallçisht, por nuk arritëm që ta sanojmë tërësisht.Prandaj u fokusuam në këtë mënyrë që të sigurojmë ujin e pijshëm për këta banorë”, tha Bilall Kasami.

Mbi 60 përqind e vendbanimeve nuk bëjnë dezinfektim të ujit në mënyrë të rregullt, thotë këshlltari i VMRO-DPMNE-së Ratko Davidovski.

“Në fshatin Falisht, kemi siguruar dezinfektim dhe kjo bëhet me rrymë dhe kjo mënyrë e dezinfektimit duhet të jetë për të gjithë vendbanimet.Ne, kur marrim rezultatet e ujit dhe shohim se uji nuk është i pijshëm, rekomandojmë gjithnjë që të bëhet dezinfektimi i ujit”, tha Ratko Davidovski, këshilltar i VMRO- DPMNE-së.

Pusi i ri në dy fshatrat Falisht dhe Saraqinë është vënë në funksion dhe ka një sasi prej 20 litra ujë në sekondë, sasi kjo që i plotëson nevojat e 3 mijë banorëve të kësaj pjese./KlanMacedonia/

admin2 admin2

Recent Posts

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër…

1 hour ago

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e…

2 hours ago

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual…

2 hours ago

Gjykata speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët, nis protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha…

3 hours ago

Portalb: Mijëra euro të Komunës së Çairit për lokalin e zvëvendësministres, Antikorrupsioni ende pa vendim

Edhe pse ka kaluar kohë nga hapja e rastit pas raportimit të Portalb.mk, Komisioni Shtetëror…

3 hours ago

Rexhepi: Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së…

3 hours ago