40% e gjuhëve në botë rrezikojnë të zhduken

e postuar më at 23:25
143 0

40% e gjuhëve në botë rrezikojnë të zhduken për shkak të mos përdorimit të tyre nga brezat pasardhës.

Në të gjithë globin komunikohet në mijra gjuhë, por vetëm 23 gjuhë praktikohen në më shumë se gjysmën e popullsisë globale.

Një studim i revistës Word Economic Forum shfaq 10 vendet me diversitetin më të madh të gjuhëve.

Në vend të parë Papa Guinea e cila me një popullësi prej 8.8 milion banorësh konsiderohet si shteti me larmishmërinë më të madhe gjuhësore ku fliten plot 840 gjuhë.

Një arsye e mundshme mund të jetë izolimi nga jeta moderne pasi 80% e popullsisë jeton në zona rurale dhe ka kontakte apo ndikime nga fise të tjera.

 E dyta në listë është Indonezia, me 711 gjuhë të ndryshme të përdorura në të gjithë vendin e cila përbëhet nga  rreth 17,500 ishuj, ku  më shume se 7,000 prej tyre janë të pabanuara.

Më pas radhiten vende si Nigeria, India, SHBA, Australia, Kina,  Meksika, Kameruni dhe Brazili.

Edhe pse në gjithë botën ende rezulton një shumë llojshmëri gjuhësore, ka një tendencë në zhdukje nga të rinjtë.

Në përpjekje për të luftuar këtë fenomen, organizata si Kombet e Bashkuara po përpiqen në mënyrë aktive të promovojnë dhe mbrojnë gjuhë e rrezikuara./Klan News

nga kategoria