Tayna konfirmon duetin me reperen e huaj

e postuar më at 12/03/2021
118 0

Tayna po sjell duet ndërkombëtar.

Rep-artistja e njohur shqiptare Tayna, vazhdon të angazhohet rreth projekteve të reja muzikore

Ajo njihet për disa hite që prej debutimit në tregun muzikor, mes tyre edhe disa bashkëpunime me emra të njohur.

Së fundi, reperja ka publikuar një postim, përmes së cilit bën të ditur se po sjell këngë me hip-hop artisten Ivorian Doll.

Kënga e re e tyre do të publikohet më 18 mars, kurse detaje të tjera nuk ka preferuar t’i zbulojë.

“Magdalena”, është projekti i fundit muzikor nga Tayna në bashkëpunim me Florin, me të cilin mori mbi pesë milionë klikime në YouTube.

nga kategoria