Inspektorati i Tregut ende nuk ka përfunduar pranimin dhe aktivizimin në punë të administratorëve të cilët Qeveria vendosi t’i sistematizojë në këtë institucion. Pas shumë tentimeve për të marrë përgjigje nga drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, ai nuk ishte i kapshëm për të na sqaruar përse nuk i ka angazhuar këto persona.
Nga ana tjetër, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, deklaron se me drejtorin Paunovski janë në kontakt dhe presin zgjidhje të shpejtë. Por pa treguar se kur pritet zgjidhja konkrete.
Kohë më parë, drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, deklaroi se 35 të punësuarit në administratë përmes Marrëveshjes së Ohrit, nuk mund ti angazhojë në institucionin që e udhëheq, pasi nuk janë kuadro adekuate. Paunovski deklaro se inspektorati i tij, nuk ka nevojë për administratorë, por për inspektor në pjesën lindore të shtetit dhe jo për në pjesën perëndimore.