Smart News

Aktivisti i ASH-së për tubimin BDI-Sela në Gostivar: Mirë se vjen Ziadin në vendin ku i thirret “Salli” politikanëve në politikë

Aktivisti i Aleancës për Shqiptarët i cili iu bashkua LR-PDSH-së në vitin 2014 si kryetar i nëndegës së Çegranit nga PDSH në LR-LDSH, Afrim Abazi ka reaguar në lidhje tubimin e nesërm të BDI-së dhe Selës në Gostivar.

“Ziadin, paske vendos qëllimisht, që marrëveshjen ta nënshkruash në Gostivar. Gostivarasit nuk e merituan këtë nga ti, por sidoqoftë është e drejta jote”, shkruan Abazi.

Më tej, ai shton se Gostivari është vendi ku lindi ASH-ja dhe kur vet Ziadin Sela filloi ngritjen politike, ndërsa ky qytet, i dha fund karrierës politike të Menduh Thaçit dhe shumë të tjerëve.

“Gostivari është vendi nga ku Aleanca për Shqiptarët filloi rrugëtimin politik dhe arriti deri aty sa u bë faktori politik vendimtar, që i dha fund karrierës politike të Nikolla Gruevskit. Mirë se vjen Ziadin edhe njëherë në vendin ku i thirret “Salli” politikanëve në politikë”, shkruan Abazi.

 

Exit mobile version