32 viktima dhe 1.511 raste të reja me Covid-19

e postuar më at 18:17
115 0

Shkup, 31 mars – Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.445 teste të kryera janë regjistruar 1.511 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 587 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 32 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 130.022 raste, prej të cilëve 106.979 janë shëruar, kurse 3.781 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 19.262.

J X

nga kategoria