29 shkelje të orës policore, 544 gjoba për mosmbajtje të maskës

e postuar më at 11:18
92 0

29 persona nuk kanë respektuar orën policore natën e kaluar në periudhën prej ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërkohë që 18 prej tyre janë regjistruar në territorin e Shkupit, njoftojnë nga MPB-ja.

Nga ky dikaster gjithashtu njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë regjistruar edhe 544 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

nga kategoria