Categories: LajmePolitika

24 vite pas Ohrit: Nga nderimi i sakrificës, te përkulja para Stoilkoviçit

Mbrëmë, 24 vjet pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – dokumentit që shpëtoi vendin nga gjakderdhja dhe hapi rrugën për të drejtat politike e kulturore të shqiptarëve – dy nga figurat të skenës politike shqiptare, Afrim Gashi dhe Orhan Murtezani, vendosën të na tregojnë një pamje tjetër: jo të kujtesës, jo të dinjitetit, por të servilizmit politik.

Në vend që të nderonin sakrificën e atyre që firmosën marrëveshjen, Gashi dhe Murtezani u gëzuan si “fëmijë” në ditëlindje për praninë e Ivan Stoilkoviçit – një politikan i njohur jo për respektin ndaj shqiptarëve, por për qëndrimet e tij të hapura anti-shqiptare dhe për përqafimin politik me Beogradin dhe Moskën. Në foto, njëri ia shtrëngon dorën me një buzëqeshje që të bën të pyesësh nëse po nderohej Marrëveshja e Ohrit apo po niste ndonjë marrëveshje tjetër… ndërsa tjetri shikon me syrin e tij “magjik” “liderin e madh”.

Stoilkoviç është i njëjti njeri që, sapo mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie mes Bashkësive, largoi dhjetëra shqiptarë nga puna. Ai ka të njëjtin mendim për luftën e UÇK-së si Mickoski – se luftëtarët tanë nuk janë heronj, por problem. Dhe pikërisht këtë njeri, dy politikanë shqiptarë zgjedhin ta admirojnë në një natë që supozohej të ishte përkujtim i sakrificës shqiptare.

Marrëveshja e Ohrit nuk u bë që pas 24 vitesh të shndërrohej në skenë ku shqiptarët e pushtetit rrinë të buzëqeshur krah atyre që u kanë hequr bukën nga goja dhe dinjitetin nga institucionet. Ky është përbuzim për çdo qytetar shqiptar që e ka ndjerë në shpinë diskriminimin.

E nëse Gashi e Murtezani menduan se mbrëmë po bënin diplomaci, në fakt po bënin vetëm një gjë: po i dërgonin mesazh shqiptarëve se kujtesa historike mund të shitet lirë, mjafton të ketë një karrige në pushtet. Dhe ky mesazh nuk ka nevojë për përkthim – është fyerje në çdo gjuhë.

Admin01

Recent Posts

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

1 hour ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

1 hour ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

2 hours ago

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë”

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e…

5 hours ago

Qytetarët: “Nga Kondova fillon epoka e ndryshimit për Sarajin me Blerandin” (Video)

Gara për Sarajin dhe ëndrra e tyre që komuna të shndërrohet në një qendër turisitke…

5 hours ago

RMV, shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të…

5 hours ago