24 MIJE VAKSINA ANTI-COVID PRITET TË VIJNË NË KOSOVË JAVËN QË VJEN

e postuar më at 23:21
95 0

Nga 33 mijë vaksina sa është dashur të mbërrijnë në Kosovë gjatë marsit përmes mekanizmit Covax, do të vijnë vetëm 24 mijë, njofton Insajderi.

Sipas burimeve që ka siguruar KOHA, ky kontingjent do të mbërrijë gjatë javës së ardhshme.

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë është thënë deri më tani se vaksinat do të arrijnë së shpejti.

Kosova është ndër vendet e pakta në botë që ende nuk e ka nisur vaksinimin kundër Covid-19, derisa Ministria e Shëndetësisë disa herë kishte folur për përpjekjet e saj për t’i siguruar dozat e para të vaksinës./SmartNews/

J X

nga kategoria