21 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

e postuar më at 15/03/2021
95 0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut nga 1 mijë e 258 testime të realizuara, janë regjistruar 284 raste të reja pozitive në COVID-19.

Janë regjistruar 449 të shëruar dhe 21 viktima. Viktimat janë 8 nga Shkupi, nga 2 nga Ohri dhe Prilepi, dhe nga një në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Strumicë, Strugë, Koçan, Negotinë, Gjevgjeli dhe Probishtip.

Deri tani, në vend nga COVID-19 janë infektuar 112 mijë e 930 persona, janë shëruar 98 mijë e 133 të tjerë, ndërkaq jetën e kanë humbur 3 mijë e 348 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë realizuar 567 mijë e 441 testime, ndërkaq raste aktive pozitive janë 11 mijë e 457.

 

nga kategoria