20 vjet nga fillimi konfliktit të armatosur, Maksuti: MO pozitive, por jo e mjaftueshme

e postuar më at 20:28
125 0

Para 20 vitesh filluan krismat e para të UÇK-së, që shkaktuan konfliktin e armatosur në vitin 2001. Ky konflikt zgjati për disa muaj, ndërsa iu dha fund me Marrëveshjen e Ohrit, e cila u arrit me ndërmjetësim ndërkombëtar. Por, 20 vite pas profesori universitar, Mersim Maksutit, në një prononcim për TVM2 thotë se Marrëveshja e atëhershme ishte pozitive por nuk zgjodhi përgjithmonë statusin juridik dhe politik të shqiptarëve në vend.

“Konflikti mes shqiptarëve dhe pushtetit të atëhershëm maqedonas rezultoi me një marrëveshje konkrete, siç e kemi Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje për momentin që u nënshkrua ka qenë pozitive, por dua të them se nuk e zgjodhi njëherë e përgjithmonë statusin juridik dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni edhe pse asaj marrëveshje e deri më sot çështje bërë një avancim, është ngrit çështja shqiptare në një shkallë të caktuar në kuptimin juridik dhe insituticonal.”,- tha analisti, Mersim Maksuti.

Maksuti vlerëson se për tu arritur një barabarësi e plotë është e patjetërsueshme që të ri-hapet Kushtetua përmes së cilës do të zgjidhej përgjithmonë statusi juridik i shqiptarëve në shtet.

“Pa mëdyshje se duhet edhe njëherë të rihapet kushtetua, të rregullohet çështja e përdorimit të gjuhës, gjuha të marrë vendin e saj të merituar me tretman të barabartë të njëjtë me gjuhën maqedonase por edhe disa dispozita tjera të Kushtetutës të futet emërtimi i shqiptarëve në Kushtetutë ashtu siç jemi ne pra si shqiptarë, po ashtu një ndryshim tjetër i nevojshëm është që badenteri të futet edhe në gjykatën kushtetuese.”,- tha analisti, Mersim Maksuti.

Së fundmi është përmendur mundësia e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen edhe të pakicës bullgare, që ka aktualizuar edhe kërkesën për heqjen e 20% siç definohet me kushtetutë përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut./Tvm2

nga kategoria