2 raste të dhunës familjare brenda 24 orëve në Tetovë

e postuar më at 13:59
76 0

Brenda 24 orësh denoncohen 2 raste të dhunës familjare në Tetovë. Kështu, dje në orën 14.00, një grua 41-vjeçare nga Tetova bashkë me nënën e saj 71-vjeçare, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 08:45 në rrugën ,,Ivo Lola Ribar“ në Tetovë kishin qenë të sulmuara fizikisht nga burri i saj T.T. (47) nga Tetova, me të cilin për një kohë të gjatë kishin mardhënje të prishur martesore.

Nga Policia njoftuan që çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

Ndërkohë, dje në orën 10:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin A.B. nga Tetova, i cili më herët kishte qenë i raportuar nga nëna e tij, se kishte kryer dhunë në familje.

“I njëjti është mbajtë në Stacionin policorë të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, kurse nga ai me vërtetim është konfiskuar një thikë”, njoftuan nga SPB Tetovë.

nga kategoria