Për një javë rritet për 56,4 përqind numri i të infektuarve me Kovid- 19

116 0

Këto janë numrat e raportit javor të ISHP…

Për një javë numri i të infektuarve me Kovid-19 është rritur për 56.4 përqind në krahasim me javën e kaluar, gjegjësisht prej 22 deri më 28 shkurti janë regjistruar 3.628 raste të reja pozitive nga gjithsej 20.161 të testuar nga 32 qytete të vendit, thuhet në raportin e Institutit për shëndet publik (ISHP)

Numri më i madh i të infektuarve janë nga Shkupi (1.675; gjegjësisht 46,2% nga numri i përgjithshëm), me mestare të incidencës javore – 271,2/100.000. Incidenca më e lartë prej 681,1/100.000 janë regjistruar në Negotinë dhe Kavadar (641,4/100.000). Përqindja e pozitivitetit në teste lëviz prej 12,0 deri më 21,7%, me mesatare 17,9%.

Në këto grupe janë regjistruar të infektuar nga të gjitha grupmoshat. Më i përfaqësuar është grupi i moshës mbi 60 (911, 25,1%). Përqindje të lartë të personave pozitiv në testet për Kovid-19 ka edhe nga grupi 30-39 (666; 18,4%), 40-49 (660; 18,2%), 50-59 (612; 16,9%) dhe 20-29 (530; 14,6%). Numri më i vogël i të infektuarve ësht regjistruar te fëmijët e moshave 0-9 (61; 1,7%) dhe 10-19 vjeç (188; 5,2%).

Në kontekst të ndarjes gjinore, janë regjistruar 1.762 (48,5%) persona të gjinisë femrore dhe 1.866 (51,5%) të gjinisë mashkullore.

Ka 69 të vdekur nga 20 qytete, për një më pak nga java e kaluar. Ndarja e grupmoshave te numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve nga Kovid-19 është si vijon: 60 persona me moshë mbi 60 vjeç, 5 persona 50-59 vjeç, 3 persona 40-49 vjeç dhe një person 30-39 vjeç.

Pas dy testeve negative ose me shfrytëzimin e algoritmit të ri, si të shëruar evidentohen 1.766 persona që kanë qenë të spital ose mjekim shtëpiak, njejtë si javën e kaluar./SmartNewsTV/

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria