168 gjoba vetëm në Shkup, 68 për tejkalim të shpejtësisë

e postuar më at 10:58
59 0

Statistika vetëm nga kjo javë tregon se policia çdo ditë shkruan gjoba për shkelje të njëjta, ndërsa numri i të dënuarve është thuajse konstant.

Në territorin e qytetit të Shkupit dje policia ka shkruar 186 gjoba, ku numri më i madh është për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë së lëvizjes – 68, vozitje pa patentë shoferi 14 dhe 43 për parkim në vend të palejuar.

Nëse shohim biltenin e MPB-së që publikohet çdo ditë në web-faqen e tyre, mund të vërehet se numri i dënimeve është pothuajse konstant. Pardje janë dënuar 160 vozitës ku numri më i madh për vozitje të shpejtë.

Një ditë më parë , përsëri 165 gjoba për vozitës në Shkup, prej të cilëve 25 për tejkalim të shpejtësisë, 12 pa patentë shoferi, 7 për kalim në të kuqe dhe 45 për parkim të palejuar.

 

nga kategoria