Categories: Lajme

155 punësimet në Spitalin Klinik të Tetovës bllokohen deri pas zgjedhjeve, ministri Aliu fajëson ligjin, punonjësit shëndetësorë të zhgënjyer

Punësimi i 155 punonjësve shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës do të bëhet pas zgjedhjeve lokale. Pas testimit të kandidatëve për punësim, të cilët aplikuan në konkursin e hapur nga ky spital, procedura e përzgjedhjes do të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në muajin tetor. Kështu, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, pas vizitës që i bëri Spitalit Klinik të Tetovës. Aliu nuk nguroi të akuzojë paraardhësit e tij në dikasterin e shëndetësisë të cilët sipas tij ishin lënë pa vendime pune.

“Zgjidhja ishte se nuk abuzuam me këto qytetarë dhe të punësuar, por që në ditën e parë, që në takimin e parë që e kam pasur në Tetovë, unë kam pasur takim, i kam informuar dhe i kam parë në sy që zgjidhje e tyre shumë shpejt do të jetë realitet i cili duhet të përfundon në zgjedhjet lokale, sepse ligji nuk na lejon që të bëjmë edhe hapin e fundit për mbylljen e këtij procesi. Unë kërkoj falje për familjarët e aplikantëve sepse abuzimet janë gjithandej në aspekt politik. Tentojnë që të abuzojnë me çdo proces që është i pastër dhe nuk është proces politik”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.

Faza e fundit e punësimeve të reja në Spitalin Klinik të Tetovës do të jetë përzgjedhja që do të bëhet nga ana e drejtorit të spitalit.

“Ju e dini që konkurset hapen në bazë të ligjit dhe ne duhet që të respektojmë të gjitha indikatorët që neve ligji na obligon. Ju nuk mund të hapni sot, besoj askund në botë nuk ekziston ndonjë konkurs që mund të thoni do të hapi konkurs për dhjetë ose më shumë punësime me emër dhe mbiemër, pra atëherë nuk është konkurs por është emërim. Ne hapëm konkurs dhe qytetarët kanë të drejtë të konkurrojnë. Pra procedurat janë se kandidatët hyjnë në testim, merren pikët nga nota mesatare në shkollë të mesme ose në fakultet, varet është motër medicinale apo mjek, pastaj faza e fundit është se drejtori ka të drejtë ekskluzive të zgjedhë nga lista në bazë të prioriteteve që i ka në spital dhe shërbimeve që ofrohen. Pra, na lejoni të përfundojë dhe më pas do të bisedojmë se kush është pranuar dhe pse është pranuar”, deklaroi Ministri Aliu.

Ai është shprehur se ky proces nuk do të diskreditohet politikisht dhe se ata që e meritojnë të jenë të punësuar do të punësohen. Aliu tha se edhe krahas punësimeve të reja që pritet të bëhen pas zgjedhjeve, konform nevojave do të ketë edhe një konkurs tjetër për rreth 300 punësime të reja./Koha.mk/

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

11 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

12 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

16 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

16 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

17 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

17 hours ago