Smart News

155 dëshmi kundër një ministri – Gënjeshtra e radhës në Spitalin e Tetovës nga Azir Aliu!

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, viziton sot Spitalin Klinik të Tetovës, në një kohë kur 155 infermiere vazhdojnë të punojnë pa kontrata pune dhe në pasiguri të plotë ligjore e sociale.

Punonjësit shëndetësorë kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe dinjitet në vendin e punës, duke theksuar se janë duke u trajtuar si fuqi punëtore e përkohshme, pavarësisht kontributit të tyre jetik në sistemin shëndetësor.

Vizita e ministri pritet me skepticizëm nga stafi mjekësor, të cilët e konsiderojnë atë si një përpjekje për përmirësim imazhi sesa si hap konkret drejt zgjidhjes së problemit. I njohur për qasjen e tij teknologjike dhe praninë aktive në rrjetet sociale, Aliu është kritikuar për mungesë përvoje në sektorin e shëndetësisë dhe për vendime që shpesh cilësohen si të shkëputura nga realiteti në terren.

Ne nuk kemi nevojë për kamera dhe premtime. Kërkojmë kontrata dhe siguri për të nesërmen, kanë potencuar disa nga të punësuarit e këtij spitali.

Kjo nuk është hera e parë që ministri Aliu viziton këtë institucion. Gjatë një vizite të mëparshme, ai kishte premtuar se do të gjendej zgjidhje për statusin e infermierëve, por deri më tani nuk ka asnjë ndryshim konkret.

Ndërkohë, deklaratat e mëhershme të ministrit, si “merrni frymë më thellë” për një jetë më të shëndetshme, po interpretohen nga qytetarët si ironike, në një kohë kur vetë sistemi shëndetësor duket të jetë në krizë.

Exit mobile version