1315 të hospitalizuar dhe 340 shtretër të lirë në Maqedoninë e Veriut

114 0

Numri i të infektuarve të rinj me koronavirus edhe më tej është i madh. Nga 1.682 testimet, dje janë hospitalizuar 457 raste të reja ose 27 për qind e testimeve. Paraprakisht, përqindja ka lëvizur rreth 24 për qind. Dje është regjistruar edhe numër i madh I të vdekurve në krahasim me ditët paraprake. Janë paraqitur 30 të vdekur, të moshës prej 50 deri në 84 vjeç. Në statistikë janë shënuar edhe 700 pacientë të shëruar.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 591.958 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 119.828, numri i pacientëve të shëruar është 101.474, numri i të vdekurve është 3.503 dhe numri i rasteve aktive është 14.851.

Më shumë raste aktive ka në Shkup – 7604, më pas në Prilep – 940, Kavadar – 616, Ohër – 559, Kumanovë – 547. Në qytete të tjera ka nën 500 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19, të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1,315 dhe ka rreth 340 shtretër spitalor; të zbrazët në kovid qendrat.

Pas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 78 pacientë pozitivë dhe supsektivë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 57 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 30 pacientë, në Veles po mjekohen 65 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 100 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19.

Në kovid-qendrën në Ohër janë 92 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 118, në kovid-qendrën në Gostivar 36, në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 57 pacientë, në Koçan 11, në Kërçovë 10, Kavadar 69, ndërsa në Gjevgjeli 23 persona, pozitivë dhe supsektivë me koronavirus.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të 56-të, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, vendosi ta vazhdojë masën aktuale të ndalesës dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin, në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 05:00, duke filluar nga sot, pra prej më 23 mars deri më 6 prill.

Qëllimi i vendosjes së saj ishte që të kufizohej lëvizja dhe komunikimi i të rinjve të cilët intensivisht komunikojnë në parqe, hapësira publike, e madje edhe shtëpi pas mbylljes së objekteve hotelierike sepse ishte konstatuar se ata janë një nga transmetuesit kryesorë të virusit.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria