Dymbëdhjetë maqedonas dhe katër shqiptarë janë ngritur në detyrë në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Avansimer sot janë nënshkruar nga drejtori i ri, kuadër i Lëvizjes Demokratike në Çair, Muhamed Aliu.
Ka qenë ky i fundit që, nëpërmjet rrjeteve sociale, është lavdëruar për avansimet e katër shqiptarëve, por pa i përmendur avansimet e 12 punonjësve maqedonas, shkruan gazeta KOHA.
“Sot bëhen tre javë nga marrja ime e detyrës si drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza. Me kënaqësi njoftoj se pas tre jave, sot janë avancuar katër (4) shqiptarë, të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm për mbi 20 vite si bashkëpunëtorë të ri. Së shpejti priten edhe 10 avancime të tjera, si dhe janë në proces dhjetëra punësime të reja. Procesi i avancimit dhe punësimit të shqiptarëve po vazhdon me intensitet – si asnjëherë më parë!”, ka shkruar në profilin e tij Aliu në Facebook, duke mos përmendur asnjë fjalë se, në mesin e 16 avansimeve, 12 janë maqedonas.
Gazeta KOHA ka arritur të sigurojë të gjitja vendimet e firmosura nga drejtori Muhaned Aliu, ndërkohë që më poshtë, i japim të gjitha me emër dhe mbiemër. Vlen të theksohet se, maqedonasit janë avancuar në këshilltarë shtetëror e udhëheqës sektori, ndërkohë që shqiptarët në “bashkëpunëtorë të lartë”.