116 persona në Maqedoninë e Veriut për herë të dytë janë infektuar me Covid-19

e postuar më at 11:13
72 0

Nga paraqitja e rastit të parë me Covid-19 në Maqedoni para një viti, deri më tani 116 persona për herë të dytë janë infektuar me këtë virus. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit për shëndet publik për infektim të sërishëm me Covid-19.

Dr. Gordana Kuzmanovska, udhëheqësja e sektorit për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve ngjitëse në ISHP, thotë se ndër rastet e infektimit të sërishëm me Covid-19 ka të sëmurë nga mosha të ndryshme edhe atë nga 6 deri më 77 vjeçndërsa numri më i madh i tyre, gjegjësisht 93 raste, janë të moshave mbi 30 vjeç.

„Në lidhje me formën e sëmundjes, a janë me fakte klinike më të lehtë ose më të rëndë, për momentin nuk mund të jepen të dhëna precize, pasi që të dhënat të cilat i kemi në bazë të anketave të kryera nuk janë relative për tërë kohëzgjatjen e sëmundjes. Për nëntë persona kemi të dhëna se kanë qenë të hospitalizuar, për 44 se kanë qenë në mjekim shtëpiak. Nga numri i poërgjithëm prej 116 infektimeve të sërishme, kanë humbur jetën dy persona në moshë 63 dhe 77 vjeçare” thotë dr. Kuzmanovska.

Deri më tani në vend janë regjistruar 112.930 raste me на Covid-19, që nënkupton se 0,1% nga të infektuarit për herë të dytë janë infektuar me këtë virus.

nga kategoria